Zbardhet misteri, ja çfarë ndodhi me portierin e Marokut që u zëvendësua disa sekonda para sfidës me Belgjikën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 20:29

Zbardhet misteri, ja çfarë ndodhi me portierin e Marokut që u zëvendësua disa sekonda para sfidës me Belgjikën

Një episod i çuditshëm ndodhi sot, pasi portieri titullar i Marokut, Bono u zëvendësua vetëm pak sekonda para fillimit të sfidës me Belgjikën në mënyrë shumë të papritur.

63839c941a59d.r_d.3256-765-1949

Por trajneri ka zbuluar misterin në një konferencë për mediat pas ndeshjes. Ualid Regragui u shpreh se e ndryshoi portierin pasi ai filloi të ndjehej keq.

“Në ndeshjen kundër Kroacisë, ai u lëndua në minutat e fundit dhe iu deshën tre ditë për t’u rikuperuar. Ai filloi të bënte nxemjen, por pas disa minutash filloi të ndihej keq dhe më pyeti nëse mund ta zëvendësoja”, shpjegoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"