Zbardhet lista/ Revolucion te Barcelona, 10 lojtarë dalin në shitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 22:14

Zbardhet lista/ Revolucion te Barcelona, 10 lojtarë dalin në shitje

Barcelona ka nxjerrë në shitje plot 10 futbollistë, të cilët trajneri Ernesto Valverde nuk I sheh si pjesë e projektit të tij. Gazeta “Marca” shkruan se katalanasit presin oferta për gati gjysmën e lojtarëve.

barcelona

I pari në listë qëndroj Jasper Cilesesn, portieri i cili erdhi nga Ajaksi, por që këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje. Ai vlerësohet me rreth 9 milionë euro. Emra të tjerë janë edhe Rafinja, Arda Turan apo Maskerani.

Të sigurt vendin nuk e kanë as Pako Alkaser, Denis Suarez, Andre Gomesh, Aleiks Vidal, Tomas Vermalen dhe Lukas Dinje. Këta futbollistë kanë shumë pak hapësirë tek balugranat, dhe janë me valixhet në dorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"