Zbardhet kontrata, ja pse Gega ndërpreu marrëdhëniet me klubin jordanez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 17:33

Zbardhet kontrata, ja pse Gega ndërpreu marrëdhëniet me klubin jordanez

Konfirmohet lajmi i bërë publik nga “Panorama Sport” në datën 17 qershor. Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i skuadrës jordanez Al Faisaili.

gega

Ky vendim ka ardhur për shkak të situatës globle që ka krijuar pandemia COVID-19, e cila e bën të pamundur kthimin e tij në Jordani. Aeroportet në këtë shtet vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe kësisoj klubi është detyruar të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit me një trajner vendas.

Skender Gega2

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë edhe shkresën zyrtare  të klubit jordanez, i cili falenderon trajnerin shqiptar, ndërkohë që zbulon se arsyeja e vërtetë e “divorcit” mes palëve ishte situata e krijuar nga pandemia globale. Klubi jordanez shpreson që në të ardhmen të ketë një tjetër bashkëpunim me Gegën.

Skender Gega kontrata logo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"