Zbardhet formula zyrtare e transferimit, ja sa paguan Roma për Kumbullën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 23:53

Zbardhet formula zyrtare e transferimit, ja sa paguan Roma për Kumbullën

Marash Kumbulla te Roma u përfol se kaloi për 30 milionë euro, ndonëse kjo shifër është e shpërndarë në disa detaje.

kumbulla

Pikësëpari shqiptari ka ardhur në formë huazimi 2-vjeçar, për një shumë prej 2 milionë eurosh, plus kartonin e Cetin që kalon nga Roma te Verona, për 7 milionë euro, të paguara menjëherë nga verdhekuqtë.

Ndërkohë, në varësi të një numri prezencash të lojtarit, që në sezonin e parë, blerja bëhet e detyrueshme për 13.5 milionë euro, plus 3.5 milionë euro bonuse (deri këtu arrijmë në shifrën 26 milionë euro).

Në të njëjtën kohë, pas kalimit të Kumbullës në Romë, te Hellasi janë huazuar me të drejtë blerjeje edhe Kancelieri e Diabi, ndonëse shifrat për këta dy futbollistë nuk janë bërë ende publike.


View this post on Instagram

Statistikat e Marash Kumbullës për sezonin 2019/2020 sipas #PanoramaSport dhe #SofaScore .

A post shared by Gazeta Panorama Sport (@panoramasport.official) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"