Zbardhet formacioni, ja si do të jetë Lushnja e Kategorisë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 17:43

Zbardhet formacioni, ja si do të jetë Lushnja e Kategorisë Superiore

Lushnja e edicionit të ri pritet të ketë një përbërje interesante dhe shpresëdhënëse për mbijetesën. Në kuadrat do të jenë dy portierë me përvojë Mikel Spaho dhe Ibrahim Bejte. Spaho do të luajë sezonin e 16-të te Lushnja. Portieri 35-vjeçar u ka qëndruar besnik shtyllave verdhëjeshile duke u aktivizuar vetëm dy sezone te Flamurtari..Ndërsa Bejte do të aktivizohet për herë të tretë te verdhëjeshilët, teksa rikthehet pas pesë vjetësh.

Lushnja vs Lece

Në mbrojtje lushnjarët do të kenë sërish shërbimet e Byzhytit, Xhafës dhe Bufasit, që kanë një eksperiencë të gjatë te Lushnja. Pak a shumë e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Ruçon. Ndërsa Prençi do të debutojë te verdhëjeshilët.

Në mesfushë do të jenë tre fantazistë me përvojë, Çela, Koreshi dhe Taullau. Alushi pret të luajë sezonin e tretë radhazi. Gava, Meto e Shkulaku presin debutimin. Ndërsa Mone do të luajë sezonin e dytë te Lushnja.

Në repartin ofensiv, Canka rezulton golashënuesi më i mirë i Lushnjës në pesë nga gjashtë edicionet e fundit. Kapiteni Sefa do të luajë sezonin e tetë me Lushnjën, por sulmuesi 33-vjeçar është futbollisti me “CV”-në më të pasur dhe i vetmi me trofe. Ndërsa Pepa do të luajë sezonin e dytë te Lushnja duke u rikthyer në “Roza Haxhiu” pas 7 vjetësh.

lushnja formacioni

Pavarësisht se do të luajë në Superiore, Lushnja nuk do të ketë asnjë futbollist të huaj. Në sezonin e fundit të elitës, lushnjarët kishin në përbërje tre futbollistë të huaj: malazezin Tiodoroviç, kroatin Bjelkanoviç dhe brazilianin Fonseka.

Formacioni

Paraprakisht, skuadra lushnjare pritet që të ketë një modul sulmues. Kjo për vetë faktin se pritet që në fushë të hidhet dyshja Canka dhe Sefa. Në mesfushë, rreshtimi pritet të përbëhet nga Branica, Taullau, Gava dhe Shkulaku. Në prapavijë, Lushnja pritet të luajë me Maganin, Byzhytin, Xhafën dhe Bufasin. Kuadrati pritet që t’i besohet Spahos.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"