Zbardhet debati Ramos-Ronaldo, kapiteni i kërkoi llogari për deklaratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2018 | 14:09

Zbardhet debati Ramos-Ronaldo, kapiteni i kërkoi llogari për deklaratën

Kristiano Ronaldo prishi festën e fitores së Champions-it vetëm pak minuta pasi Serxho Ramos ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve. Ai vuri në dyshim vazhdimësinë e tij me Realin dhe fjalët se ishte bukur të luaje në Madrid u përhapën me shpejtësi në të gjithë botën, aq sa askush nuk po merrej më me triumfin madhështor të Realit për herë të tretë në Ligën e Kampionëve.

ronaldo ramos

Këto fjalë i mësuan edhe lojtarët dhe shokët e tij të skuadrës, të cilët ishin duke festuar. Këtë deklaratë e mësoi edhe kapiteni Serxho Ramos, i cili nuk e largoi buzëqeshjen nga fytyra pasi kishte arritur diçka të jashtëzakonshme dhe mendoi që të diskutonte me Kristianon disa momente më vonë. Gazeta spanjolle “Marca” ka zbuluar bisedën mes tyre në dhomat e zhveshjes.

DEBATI- Nuk kishte asnjë ton të ngritur, por një diskutim mes dy zotërinjsh. Ishte Serxho Ramos që me qetësinë e tij i kërkoi llogari Ronaldos pse e bëri këtë deklaratë dhe i tha se ishte shumë e nxituar. “Kris, nuk ishte gjëja e duhur ajo që the. Nuk ishte momenti i përshtatshëm për ta dhënë”, i tha fillimisht Ramos. Ylli portugez nisi të kthente përgjigje dhe të mbronte atë që kishte bërë, por Ramos nuk e la. “Prit, mos insisto. Duhet të bësh një hap më përpara dhe ne do të ndihmojmë”, vazhdoi më tej kapiteni. Ronaldo e pranoi që momenti i zgjedhur nuk ishte i duhuri dhe për pak kohë doli në media për ta pranuar gabimin që bëri. Ramos nuk donte të ndalej me kaq, por i shprehu mbështetjen pa kushte mikut të tij. “Jemi me ty Kris, por edhe ti duhet të na ndihmosh”, përfundoi kapiteni. Ronaldo e kuptoi dhe e pa këtë moment ku kapiteni i ekipit donte që të zgjidhte situatën e krijuar. Ramos nuk është thjesht një kapiten në këtë ekip. Ai është lideri për shumë lojtarë, por edhe një nga të zgjedhurit e Perezit për të zgjidhur situatat e vështira, sidomos edhe atë me Ronaldon.

Ramos dhe Ronaldo

PUTH STEMËN
– Gjatë festës që u zhvillua në “Santiano Bernabeu” Ronaldo dha shenja paqeje me Realin dhe puthi stemën e fanellës madrilene. Tifozët dhe lojtarët kënduan gjithmonë: “Ronaldo qëndro!” Ai i mirëpriti koret dhe këngët që tifozët kënduan pro tij, por në fakt duhet të jetë Florentino Perez ai që duhet ta bindë yllin e skuadrës dhe t’i plotësojë të gjitha kërkesat ekonomike që ai ka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"