Zbardhet axhenda e udhëtimit në Bernë, ja si pritet të luaj Skënderbeu ndaj Jang Bojsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 14:23

Zbardhet axhenda e udhëtimit në Bernë, ja si pritet të luaj Skënderbeu ndaj Jang Bojsit

Skënderbeu, për momentin, ka lënë qytetin juglindor, teksa sot është planifikuar që skuadra të mbyllë përgatitjet me një stërvitje të fundit në Durrës dhe më pas në orët e pasdites të niset drejt Prishtinës. Në kryeqytetin kosovar do të bëhet edhe nisja drejt Zvicrës.

Skenderbeu

Kjo është axhenda e orëve në vazhdim për Skënderbeun, ndërkohë që të tjera detaje për ndeshjen e fundit evropiane, klubi do t’i bëjë të ditura në ditët në vazhdim. në Ndeshjen e fundit në grupin e Europa Ligës, Skënderbeu do ta luajë në një fushë sintetike përballë zviceranëve të Jang Bojsit.

Skenderbeu festa

Korçarët pritet që të ketë disa ndryshime në fushë në sfidën ndaj Jang Bojs, kjo pasi ndeshja nuk vlen për kualifikim. Një gjë të tillë e bëri të ditur edhe trajneri Ilir Daja gjatë ditës së djeshme, teksa ka deklaruar se nuk ka më nevojë që të sakrifikohen lojtarë me shumë minuta në këmbë.

skenderbeu jang bojz

Pavarësisht kësaj, është e sigurt që boshti i skuadrës do të ruhet, por që do të shikojmë edhe emra të rinj në fushën e lojës, teksa me shumë gjasa njëri prej tyre do të jetë mesfushori Suad Sahiti, por edhe xhevahiri Jorgo Pëllumbi që është në vorbullën e merkatos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"