Zbardhet axhenda e kuqezinjve për dy miqësoret dhe Euro 2016

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Prill 22, 2016 | 18:52

Zbardhet axhenda e kuqezinjve për dy miqësoret dhe Euro 2016

Një ditë para grumbullimit të kuqezinje për miqësoren ndaj Katarit, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar axhendën e dy takimeve miqësore si dhe për fazën përgatitore para ndeshjes me Francën për në Europian.

shqiperiaNë një njoftim për mediat, FSHF thotë se axhenda është hartuar bashkë me trajnerin De Biazi. Kombëtarja do të mblidhet nesër në Austri dhe pas miqësores që do të zhvillohet ndaj Katarit më 29 maj, kuqezinjtë do të udhëtojnë për në Itali, ku do të luajnë më 2 maj ndaj Ukrainës në stadiumin ‘Attleti Azzurri’.

Njoftimi i plotë i FSHF:

Trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi dhe Federata Shqiptare e Futbollit, po bëjnë publike agjendën e skuadrën kombëtare gjatë periudhës së përgatitjeve dhe gjatë europianit Francë 2016.

Sipas një plani të detajuar, është vendosur që skuadra të grumbullohet në datë 23 maj në Austri, ku do të zhvillojë një minifazë përgatitore në Badëaltersdorf. Më datë 29 maj, kombëtarja do të zhvillojë miqësoren e parë kundër Katarit, po në Austri.

Untitled-2

Më pas kombëtarja më datë 2 qershor do të niset për në Itali, ku do të zhvillojë në Bergamo miqësoren e dytë në “Attleti Azzurri”, kundër Ukrainës.

Më datë 6 qershor kombëtarja shqiptare niset nga aeroporti i Bergamos për në Peros Guirec të Francës ku do të qëndrojë gjatë gjithë periudhës së Europianit . Në këtë qytet do të jetë rezidenca zyrtare e kombëtares së futbollit.

Untitled-3

Një ditë përpara tre ndeshjeve, ekipi kombëtar do të udhëtojë nga aeroporti “Lammion”, drejt destinacioneve Lens, Marsejë dhe Lion, pra më datë 10, 15 dhe 19 qershor. Për tu kthyer në Peros Guierec, menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve.

Untitled-4






www.minuta90.com