Zbardhet analiza te Teuta, Shkëmbi tani kërkon… golat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 15:52

Zbardhet analiza te Teuta, Shkëmbi tani kërkon… golat

Nuk ka pushim për Teutën. Bregdetarët u janë rikthyer pasditen e të hënës përgatitjeve në terren për ndeshjen e radhës kundër Tiranës. Barazimi me Flamurtarin në “Niko Dovana”, nuk ishte rezultati më i mirë i mundshëm, megjithatë për mënyrën sesi shkoi ndeshja la të kënaqur stafin teknik.

teuta-oher-endri-vrapi-750x430 (1)

Përpara se të fillonte stërvitja, trajneri Bledi Shkëmbi e mblodhi ekipin ku vlerësoi ekipin për shpirtin e garës që treguan kundër kuqezinjve, ndërsa u tha se fitorja duhet të vijë në ndeshjen e radhës. “Kemi bërë një ndeshje të mirë ku me pak fat edhe mund të kishim fituar. Gjithsesi nuk ka vend për trishtim, pasi ky është vetëm fillimi. Mund të kishim bërë më mirë në rastet që patëm, por tani golat i dua në ndeshjen e radhës.

E njihni akoma edhe më shumë njëri-tjetrin dhe në transfertë duhet të fitojmë. Kemi një javë përpara dhe do ta përgatisim me qetësi ketë takim”, mësohet t’u ketë thënë Shkëmbi bregdetarëve. Pas fjalimit të trajnerit, lojtarët filluan normalisht përgatitjen nën drejtimin e përgatitësit atletik, Iris Selimi.

teuta

Futbollistët që ishin në fushë kundër Flamurtarit, punuan më tepër me ushtrime shkrydhëse dhe riaftësuese, ndërsa pjesa tjetër punoi normalisht. Lajmi i mirë për stafin teknik është bashkimi me grupin i Sherif Kallakut dhe Jurgen Peqinit. Mesfushori ka pasur një dëmtim të rëndë që e kambajtur jashtë fushave për disa ditë dhe në kohët e fundit ka punuar individualisht. Ndërkohë, sulmuesi elbasanas ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe tani do të jetë gati për stafin teknik, që kërkon sa më shumë alternativa në sulm.

Drilon Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"