Zbardhen prapaskenat/ Telefonatë mes Ranokias e Bonuçit, ja si u zgjodh shtyrja e derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2018 | 9:50

Zbardhen prapaskenat/ Telefonatë mes Ranokias e Bonuçit, ja si u zgjodh shtyrja e derbit

Bota e futbollit e ajo e sportit në përgjithësi u trondit nga vdekja e Davide Astorit. Java e 27-të e Serisë A u shty dhe “Corriere della Sera” ka zbuluar një prapaskenë të lidhur me derbin Milan-Inter, që duhet të ishte zhvilluar të dielën në “San Siro”.

gettyimages-450222120-630x415

Sipas të përditshmes sportive, pasi u përhap lajmi se mbrojtësi i Fiorentinës ndërroi jetë, kapiteni kuqezi Leonardo Bonuçi i ka telefonuar Andrea Ranokias dhe të dy ranë dakord: derbi nuk mund të luhej; shumë e fortë dhimbja për të zbritur në fushë. Vendimi, më pas, u zyrtarizua nga komisari i Ligës, Malago.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"