Zbardhen prapaskenat, ja pse Albi Doka përfundoi në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2017 | 11:55

Zbardhen prapaskenat, ja pse Albi Doka përfundoi në tribunë

Hoze Marselo Ferreira habiti gjithkënd me listën e të grumbulluarve para Ilirisë. Në të mungonte emri i Albi Dokës, lojtari që ai e “bllokoi” me forcë gjatë merkatos së verës, paçka se Skënderbeu ofronte 150 mijë euro për kartonin e tij.

albi doka

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, trajneri nuk tregoi shumë për këtë çështje, megjithatë qartësisht tha: “Duhet të disiplinohet, pasi është një lojtar si gjithë të tjerët”. Dhe, nga sa mësohet, Ze Maria e la jashtë 18-shes mesfushorin, pasi nuk ishte impenjuar maksimalisht gjatë javës.

Ndoshta ky ka qenë motivi që, edhe ndaj Besës për llogari të Kupës, e nisi nga stoli. Gjithsesi, ai ka bërë shembull pikërisht Dokën, për t’i dhënë mesazh jo vetëm 20- vjeçarit, por edhe pjesës tjetër të grupit. Nëse në seancat përgatitore nuk jep 100%, atëherë mbetesh jashtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"