Zbardhen prapaskenat, çfarë vendimi pret sporti nga maxhoranca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 23:49

Zbardhen prapaskenat, çfarë vendimi pret sporti nga maxhoranca

Liga Profesioniste e Futbollit në momentin që është futur në diskutime me qeverinë për plotësimin e katër pikave ka bërë një ndarje të tyre në dy aspekte të veçanta. Një është ai i tre ligjeve dhe tjetri është ligji për sponsorizimet.

Duka rama

Po çfarë dakordësie ka dhe ku ndahen ende palët? Së pari, në lidhje me kërkesën e futbollit për faljen e gjobave dhe kamatëvonesave, duket se ekspertët te Financat kanë dakordësuar që në rast se do të pranohet kjo pikë, atëherë do të kërkohet nga kryeministri një vullnet për të miratuar ligj që diçka e tillë të bëhet për të gjithë bizneset.

Realizimi? Me gjasë, duket i mundshëm, pasi në të vërtetë është një fond që nuk përfshihet në buxhet. Thënë ndryshe, shteti pret dhe përllogarit vetëm borxhin principal nga bizneset (këtu edhe futbolli). Një tjetër aspekt ku palët ndahen, është ligji për sponsorizimet. Qeveria ka rritur nga 3% në 5% shumën e lejuar si shpenzim i zbritshëm për të gjithë sponsorizimet. Njëkohësisht, në bazë të formulës së miratuar prej kësaj maxhorance, qeveria njeh trefish të kësaj vlere si shpenzim të zbritshëm për çdo sponsorizim nga kompanitë me fitim mbi 100 milionë lekë. E nëse bëhet fjalë për kostot finale, qeveria dhe sporti e kanë gjetur gjuhën e përbashkët të shifrave se sa do t’i kalojë sportit nga buxheti.

Pika ku ndahen palët është formula pasi sporti ka propozuar dhe kërkon që më së pari të hiqet fasha prej 1 miliard lekësh (të vjetër) fitime të deklaruara për të qenë sponsorizues si dhe ka kërkuar që shifra totale e përllogaritur nga qeveria që hiqet nga buxheti i shtetit dhe të shkojë në sport të bëhet me zbritje të përqindjes së tatimeve me një shifër fikse. Kosova e ka të tillë që një biznesi i zbriten 30% dhe kjo shifër shkon sponsorizim në sport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"