Zbardhen ndryshimet te Tirana, ja si pritet formacioni i bardhebluve ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 9:12

Zbardhen ndryshimet te Tirana, ja si pritet formacioni i bardhebluve ndaj Teutës

Drejtuesit e Tiranës kanë vendosur edhe për skuadrën që do të luajë nga minuta e parë në përballjen e sotme ndaj Teutës.

Tirana stervitje

Në portë Bekaj, më pas Toshevski, Hoxhallari, Behiratçe e Ismajlgeci. Mesfusha do të ketë ndryshimet më të mëdha. Trajnerët kanë vendosur që të luhet me tre shkatërrues: Toli, Batha dhe Çelhaka. Duke parë që në të njëjtën mënyrë luan edhe Teuta, Tirana do t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë. Sulmi po me tre, ku aktivizohen Kale, Muçi e Seferi.

Këtë vit Tirana ka 26 pikë, duke qenë shumë poshtë në klasifikim, por vetëm shtatë pikë larg Europës dhe Teutës dhe për këtë qëllim e ka për detyrë të fitojë ndaj durrsakëve. Nëse dështon, u largohet dy vendeve të Europës, ndërsa në Kupë këtë sezon është eliminuar që në turin e dytë.

09D6D5AF-80BA-4264-A02E-43943226ED8C

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"