Zbardhen këshillat e Shkëmbit, ja çfarë kërkon nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 18:47

Zbardhen këshillat e Shkëmbit, ja çfarë kërkon nga skuadra

Teuta vazhdon me përgatitjet, duke përfituar dhe nga ndalesa e kampionatit për të rifituar idetë dhe energjitë. Skuadra si gjithmonë ka kryer edhe seancën e radhës stërvitore në kompleksin “Olimpic Park”, aty ku sot do të luajë edhe një ndeshje miqësore ndaj ekipit të Erzenit. Stafi teknik ka në dispozicion të gjithë grupin (me përjashtim të Kallakut, pjesë e Kombëtares U-21) dhe me Osmanin që është rikuperuar, pas dëmtimit të lehtë që e la jashtë në ndeshjen me Kastriotin.

teuta

Ndeshja miqësore do t’i shërbejë teknikut korçar të krijojë edhe një herë tjetër idetë e tij mbi skuadrën, por edhe për të provuar, pse jo, ato pak eksperimente që kampionati nuk t’i lejon. Minutat pritet t’i kenë të gjithë në këmbët e tyre, duke thënë shansin e fundit ndoshta për të treguar vlerat e tyre ata futbollistë që deri tani nuk janë aktivizuar shumë, e për të bindur Shkëmbin se janë gati.

KËSHILLAT

Skuadra punon shumë me topin, ku tekniku ka kërkuar më shumë nga futbollistët qarkullimin e topit dhe gjithashtu skuadra punon për ato raste kur ajo vuan në prapavijë, për të dalë siç duhet nga ato situata të cilat kundërshtarët i kanë ndëshkuar deri në këtë pikë sezoni. Përgatitjet fizike nuk kanë munguar duke kompletuar kështu të gjithë përbërësit e duhur që skuadra të jetë në formë, pasi kujtojmë që pas një jave luan në një transfertë të vështirë dhe ndaj një rivali direkt për Kupat e Europës si Laçi.

shkembi

Dhe pikërisht kjo është një ndeshje ku skuadrës i kërkohet nga tekniku të bëjë kthesën për sa u përket ndeshjeve jashtë fushe. Ai u kërkon të tijve më shumë vigjilencë dhe përqendrim në stërvitje për të marrë maksimumin që në ndeshjen e radhës.

Amarildo Alia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"