Zbardhen emrat / Talentet shqiptare në Europë, ja kujt i beson FSHF-ja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2021 | 19:16

Zbardhen emrat / Talentet shqiptare në Europë, ja kujt i beson FSHF-ja

Xhemal Mustedanagiç është një nga të huajt më jetëgjatë në drejtim në futbollin shqiptar. Në 2009-ën erdhi në Shqipëri si ndihmës i ishtrajnerit të ndjerë të Kombëtares, Josif Kuzhe, për të vazhduar më pas me një sërë detyrash pranë FSHF-së. Në periudhën e fundit Mustedanagiç ushtroi detyrën e menaxherit të ekipeve kombëtare, por së fundmi 65-vjeçari është emëruar në krye të një strukture të re në FSHF, që ka të bëjë me zbulimin e talenteve shqiptare si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

mustedanagic

Mustedanagiç tani do të ushtrojë detyrën e kryeskautit, ku ka në patronazh nëntë persona që merren me zbulimin e talenteve në territore të ndryshme. Sulejman Mema është skauti i talenteve në territorin shqiptar. Në Itali këtë funksion do ta ushtrojë Evis Jaho. Zbulimi i talenteve në Kosovë i është dhënë si detyrë Jetmir Salihit, ndërsa në Maqedoninë e Veriut është vendosur Sadi Salla. Sokol Dauti do të kryejë detyrën e skautit për kombëtaret shqiptare në Zvicër.

skautet

Në Angli skautizmi i është besuar Enzo Aliajt. Driton Bytyqi është skauti i Shqipërisë në Danimarkë, Rinor Agushi do të jetë në Belgjikë, ndërsa Vangjel Çavo do ta ushtrojë këtë detyrë në shtetin grek. Të gjithë këta persona përbëjnë “ushtrinë” e skautëve që do të komandohen nga Xhemal Mustedanagiç, ku shpresohet që të zbulojnë sa më shumë talente të vlefshme për ekipet kombëtare shqiptare. Në organikën e publikuar nga FSHF, bie në sy mungesa e një skauti për Gjermaninë, ku dihet se ndodhet një komunitet i madh emigrantësh nga trojet shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"