Zbardhen dëshirat e Gjokës, Malota jashtë planeve të klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2016 | 12:37

Zbardhen dëshirat e Gjokës, Malota jashtë planeve të klubit

Trajneri i Kukësit e ka të qartë situatën e lojtarëve, madje atij i është lënë dorë e lirë të bëjë skuadrën siç e dëshiron. Tekniku Gjoka ka përpiluar një listë me ata që do të ketë dhe që nuk do të ketë në planet e tij. Por, para se të bëjë largimet, 46-vjeçari do të nisë me afrimet.

ernest gjoka kukesi

Gazeta “Panorama Sport” zbardh dëshirat e trajnerit Gjoka në merkato. Trajneri tiranas shikon problem mesfushën e verilindorëve, sidomos qendrën e saj, pasi ka në dispozicion vetëm Musollin dhe brazilianin Guimaraes, por ky i fundit, edhe pse është marrë si një lojtar cilësor, nuk bind për rendimentin në të ardhmen. Mesfushori tjetër i qendrës, Hasani, është i dëmtuar dhe nga situata e dëmtimeve që ka pasur vitin e shkuar, ai ka luajtur vetëm 20 takime. Kjo bën që të mos japë garanci për mesfushën, kështu që Gjoka kërkon të bëjë goditjen e madhe.

Gjoka dhe Telushi

Bëhet fjalë për një dëshirë të vjetër të presidentit të Kukësit, Bruno Telushi. Gjoka ka punuar me mesfushorin e fuqishëm vlonjat te Flamurtari dhe duket se ai është një pikë referimi për rolin që mbulon. Duke përfituar dhe nga njohja e trajnerit me lojtarin, pritet që Kukësi t’i bëjë një ofertë konkrete dhe presidenti i Kukësit së bashku me trajnerin të diskutojnë me drejtuesit e Flamurtarit për të kryer këtë transferim. Problem është kontrata e vlonjatit në skuadrën e qytetit të tij, por palët pritet të bashkëpunojnë direkt nëpërmjet krerëve të klubit, z.Gjici dhe z.Idrizi. Madje, Kukësi mund t’i ofrojë lojtarë të tjerë Flamurtarit në shkëmbim të Telushit.

osmani

Ndërkohë, dëshirë tjetër e Gjokës është dhe Tefik Osmani. Mbrojtësi është aktualisht i lirë dhe Kukësi pritet t’i bëjë edhe një ofertë të dytë atij. Më parë palët janë takuar në zyrat e Kukësit, ku kanë diskutuar që Osmani t’i bashkohej skuadrës, por nuk u gjet akordi sa i përket aspektit financiar. Këtë herë duket se është ndryshe dhe negociatat vijojnë. Një tjetër dëshirë e madhe e Gjokës është Gentian Muça, por do të jetë shumë e vështirë që Kukësi të arrijë te kapiteni i Tiranës, pasi është shprehur që nuk largohet nga Tirana. Por, nëse Kukësi bën ndonjë çmenduri financiare, asgjë nuk është e pamundur.

“Malota & CO”

Gjoka do të zëvendësojë vendin e lënë bosh nga Malota, pasi te Kukësi janë të bindur se ai do shkojë te Partizani ose Flamurtari. Malota është një nga lojtarët e preferuar të presidentit Gjici dhe akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë me mbrojtësin. Pritet që gjithçka të zbardhet pasi shtatlarti të kthehet nga pushimet, kur do të bëjë një takim personal me presidentin Gjici.

renato malota

Ndërsa situata mbetet e vështirë për mbrojtësin e majtë Gledi Mici, të cilin Kukësi do ta mbajë me patjetër, por janë disa klube që e joshin fierakun. Skënderbeu dhe Partizani presin ta kenë në gjirin e tyre. Drejtues të Kukësit theksojnë për gazetën se Micin nuk do ta lejojnë të ikë, sidomos në Shqipëri. Vetëm nëse ikën jashtë shtetit, ku mësohet se Mici ka një ofertë konkrete nga një klub në Azerbajxhan, në të kundërt në Shqipëri nuk shkon askund tjetër, përveç Kukësit.

gledi mici

Ylli Shameti është në planet e trajnerit, ku gazeta mëson se mbrojtësi është kontaktuar nga klubi dhe i është bërë e ditur se ai është pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe kur të kthehet nga pushimet ka gati një kontratë 2-vjeçare, edhe pse Tirana pret për gjirokastritin. E njëjta gjë vlen dhe për Musollin, i cili ka gati kontratën e re. Ndërsa ndryshon pak situata me Enea Koliçin, për të cilin do të merret një vendim në ditët në vijim do jetë apo jo pjesë e Kukësit për sezonin që vjen.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"