Zapakosta dëmtohet dhe “hap krahun”, Roma hidhet në sulm për Hysajn. Ja pengesat për t’u mbyllur marrëveshja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 13:57

Zapakosta dëmtohet dhe “hap krahun”, Roma hidhet në sulm për Hysajn. Ja pengesat për t’u mbyllur marrëveshja

Agjenti i mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, përpara disa ditësh deklaroi, se klienti i tij dëshironte të largohej nga Napoli dhe skuadra, e cila interesohet më shumë për të është Roma.

Hysaj

Tashmë duket se këto fjalë bëhen edhe më të vërteta, kjo sepse Davide Zapakosta, mbrojtësi i verdhekuqve është dëmtuar dhe ka lënë një hapësirë bosh, në mbrojtje.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, tashmë Roma ka nisur të punojë për të nënshkurar me shqiptarin, por ka dy pengesa. E para është, çmimi i kartonit të Hysajt që është 20 milionë euro. Verdhekuqtë kërkojnë që ky çmim të përgjysmohet, pasi ai është në skadencë kontrate.

Pengesa e dytë është Zapakosta, për të cilin Çelsi duhet të pranojë rikthimin e lojtari, që do të marrë veten nga dëmtimi në muajn shkurt.

Dëshira e të dyja palëve, pra Romës dhe Hysajt është që të mbyllet marrëveshja, por mbetet për t’u parë se si do të zgjidhen këto çështje.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"