Postuar: Maj 25, 2022 | 23:55
Zaniolo vendosi finalen e Tiranës, por më i miri në fushë u zgjodh një tjetër. Njihuni me “Lojtarin e Ndeshjes” nga UEFA
Mbrojtësi i Romës, Kris Smolling është zgjedhur nga UEFA si “Lojtari i Ndeshjes” në finalen e Tiranës.
Mbrojtësi anglez u vlerësua për kontributin e tij në fitoren e italianëve, me skuadrën e Murinjos që ja doli të mbronte avantazhin duke mos pësuar.
Mbrojtësi fitoi garën me shënuesin e vetëm të sfidës, Nikolo Zaniolo me anë të votave të zyrtarëve të cilët e vlerësuan performancën e 32-vjeçarit në fushë si të shkëlqyer.
PANORAMASPORT.AL
