Zaniolo i hap punë Romës, verdhekuqtë dhe Interi gati të shkëmbejnë dy lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 14:21

Zaniolo i hap punë Romës, verdhekuqtë dhe Interi gati të shkëmbejnë dy lojtarët

Interi dhe Roma po punojnë për të kryer një shkëmbim mes tyre gjatë merkatos së janarit.

Zaniolo-e-Pellegrini-discutono

Mediat italiane raportojnë se në mes të këtij operacioni të dykahshëm janë lojtarët Mateo Politano dhe Leonardi Spinacola. Verdhekuqtë humbasin për të paktën 6 muaj shërbimet e mesfushorit të krahut Nikolo Zaniolo, i cili dëmtoi ligamentin në sfidën kundër Juventusit. Emergjenca e krijuar për shkak të dëmtimit të 20-vjeçarit i detyron drejtuesit e Romës që të përzgjedhin Politanon si futbollistin e duhur për të vepruar në krahun e skuadrën romane.

politano-13-e1569445601224

Spinazzola
Por, Inter nuk dëshiron të dalë duarbosh nga ky operacion. Zikaltërit kërkojnë në këmbim mbrojtësin e krahut Leonardo Spinacolën. Krahu i djathtë i mbrojtjes zikaltër duhet të përforcohet sa më shpejt dhe nëse drejtuesit e Interit nuk arrijnë të bindin Eshli Jangun e Mançester Junajtid, atëherë zgjedhja e tyre mbetet të jetë shkëmbimi Politano-Spinacola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"