“Z.Edi Rama na e bëtë sportin mortje”, basketbollisti i Tiranës apel kryeministrit për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2019 | 18:17

“Z.Edi Rama na e bëtë sportin mortje”, basketbollisti i Tiranës apel kryeministrit për…

Kuvendi i Kosovës votoi ditën e sotme, në një seancë të jashtëzakonshme, pro Ligjit për Sponsorizime në Sport, Rini dhe Kulturë, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Ligjii-600x360

Me këtë ligj i hapet rrugë bizneseve që të investojnë në sport, dhe 30% e fitimit në tatim mund ta ndajnë për sportin. Ky ligj pritej me padurim nga komuniteti sportiv dhe ai artistik prej rreth dy dekadash, që më në fund mund të buzëqeshin dhe presin nga sponsorët e ndryshëm që t’i mbështesin fuqishëm drejt sukseseve.

Një ligji i llojit të tillë, kërkohet të votohet edhe në Shqipëri, nga shumë klube e federata të ndryshme, gjë që do sillte më shumë sponsorë tek sporti, por që për fat të keq ende nuk është bërë.

redi vogli

Në lidhje me këtë temë, ka reaguar edhe basketbollisti i Tiranës, Redi Vogli. Në një postim në Facebook, Vogli shkruan: “Z. Edi Rama, lexoje, fole me shokët dhe miratoja, se na e bëtë sportin mortje. Na merr frika të shkojmë në shtëpi me rroba me djersë, se na thotë gruaja mirë lekë nuk po sjell, por na bllokove ehe lavatriçen. Urime Kosova”.

65380342_1245711412254733_3292574821635850240_n (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"