Ymeraj dhe Zderiç në stol, ja si do të luajë Kukësi ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 10:46

Ymeraj dhe Zderiç në stol, ja si do të luajë Kukësi ndaj Vllaznisë

Humbja e fundit në Gjirokastër ka mërzitur ndjeshëm Pakultin, ndaj pritet që gabimet të shoqërohen edhe me pasoja. Pritet që të paktën të ketë dy ndryshime në formacion. I pari është Valon Ethemi, vendin e të cilit pritet ta zërë Maldin Ymeraj. Ky i fundit e nisi si zëvendësues ndaj Luftëtarit dhe në aq minuta tronditi edhe shtyllën.

kukesi

Agresiveti që shfaqi në lojë ka bindur trajnerin austriak që t’i besojë një fanellë titullari ndaj Vllaznisë. Një tjetër futbollist i kritikuar për humbjen e fundit ka qenë Filip Zderiç, kështu që tekniku pritet ta ulë në stol kroatin. Në vend të tij do të fusë Bujar Idrizin, të cilit i është paguar gjoba prej 100.000 mijë lekësh në federatë, ndaj do të jetë i gatshëm.

Këto kanë qenë ndryshimet që trajneri ka provuar në stërvitje, por një gjë është e sigurt, që mbas disfatës në Gjirokastër nuk do të ketë më të paprekshëm në radhët e titullarëve dhe çdo futbollist që ka luajtur jo fort mirë, mund të “ndëshkohet”. Ky ka qenë dhe urdhri i presidentit Gjici në mbledhjen e së enjtes, se askush nuk mund të tolerohet nëse nuk jep atë që pritet.

Kukesi

Në kësi kushtesh, porta i mbetet Koliçit, mbrojtja do përbëhet nga Idrizi në të djathtë, kapiteni Shameti e Albi Alla në qendër, Rrumbullaku në të majtë. Mesfusha do mbulohet prej Ymerajt në të djathtë, Dzaria e Musolli në qendër, Kale në të majtë. Sektori ofensiv do të udhëhiqet prej Sindrit Gurit, e mbas tij do jetë Donjet Shkodra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"