“Yllin” e Totenhemit e thërrasin ushtar, rrezikon të mos luaj për 2 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 21:54

“Yllin” e Totenhemit e thërrasin ushtar, rrezikon të mos luaj për 2 vite

Koreano-jurgori Son rrezikon të mos luaj për 2 vite për shkak të lidhit në vendin e tij. Të gjithë meshkujt nën 28 vjeç në Korenë e Jugut janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak, që zgjat nga 21 deri në 36 muaj.

son

Totenhemi rrezikon ta humbasë  sulmuesin, i cili me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik të klubit londinez në sezonet 2019-2020 dhe 2020-2021. Megjithatë ka një pikë që mund ta ndihmojë Son, që t’i shpëtojë shërbimit ushtarak.

Ligji në Korenë e Jugut përjashton nga detyrimi i kryerjes së këtij shërbimi vetëm ata sportistë, të cilët bëjnë paraqitje të shkëlqyera në turnetë ndërkombëtare. Kjo do të thotë se, nëse Son do të shkëlqejë në Botërorin e Rusisë, atëherë nuk do të jetë i detyruar t’u bashkohet Forcave të Armatosura të vendit të tij.

Kejn, Dele Ali, Son

Koreja e Jugut ndodhet në Grupin F të Botërorit, së bashku me Gjermaninë, Suedinë dhe Meksikën, e ajo që duhet të bëjë është që të përsërisë rezultatin e Kupës së Botës së vitit 2002, kur arriti deri në gjysmëfinalet e atij turneu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"