Ylli në rritje, Roko Vata “i mbyll derën” Shqipërisë dhe pranon ftesën e Irlandës U-21/ Flet trajneri: Është i përkushtuar, mezi pres ta takoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 21:33

Ylli në rritje, Roko Vata “i mbyll derën” Shqipërisë dhe pranon ftesën e Irlandës U-21/ Flet trajneri: Është i përkushtuar, mezi pres ta takoj

Roko Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës ka marrë ftesë nga Irlanda U-21 uke u afruar gjithmonë e më tepër me debutimin në kombëtaren A të irlandezëve. Me afrimin te ekipi U-21, Roko, duket se po i mbyll derën gjithnjë e më shumë Shqipërisë, teksa ndryshimi i kombëtareve në momentin deçiziv duket shumë i vështirë.  

e4af64b6-7e2a-470b-850b-e55451f3866d

Më superlativa për djalin e ish-kapitenit të Kombëtares, ka folur edhe Xhim Krauford, trajneri i Irlandës U-21, i cili është i bindur se Roko Vata nuk do të ndryshojë asnjë nga zgjedhja e tij.  

“Pa dyshim, që Roko Vata, është i përkushtuar te Irlanda.. Më emocionon dhe ju e shihni se ka vazhduar ë të impresionoj me disa paraqitje në ekipin e parë të Sëlltik.

Unë kam folur me një anëtar të stafit të Sëlltikut dhe ata kanë shpresa të mëdha se do të ketë më shumë hapësira për të në vitin e ardhshme. Mezi pres ta takoj Vatën, ta njoh më shumë dhe që të kemi më tepër ndikim në zhvillimin e tij”, deklaroi trajneri i Irlandës U-21. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"