Ylli i Superiores probleme me zemrën, reagon Laçi: Ishim në dijeni, ja si qëndron e vërteta me Nuabuezen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 18:30

Ylli i Superiores probleme me zemrën, reagon Laçi: Ishim në dijeni, ja si qëndron e vërteta me Nuabuezen

Klubi i Laçi ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit” në lidhje me gjendjen shëndetësore të sulmuesit Kirian Nuabueze, i cili është duke zhvilluar një sezon fantastik me kurbinasit, teksa rezulton golashënuesi më i mirë i Superiores deri në këto momente.

nUABUEZE

Nëpërmjet këtij postimi, klubi i Laçit bënë me dije se ka qenë në dijeni mbi problematikën që lidhet me Nuabuezen, teksa është interesuar shumë para nënshkrimit të kontratës. Drejtuesit bardhezinj sqarojnë se sulmuesi ka bërë një ndërhyrje nën kujdesin e kardiolokut më të mirë në botë, i cili i ka garantua futbollistit se mund të luajë në nivele të larta.

Nuabueze

REAGIMI I LAÇIT:

Kyrian Nwabueze është një nga lojtarët tanë kryesorë dhe shifrat janë ato që flasin për të. Ditën e sotme është raportuar në media për një problem në zemër të sulmuesit tonë, referuar atyre çka shkruajnë mediat e huaja, në Slloveni kryesisht. Çuditërisht, kur kanë kaluar 11 javë kampionat, kur Nwabueze ka shënuar 11 gola, kur i ka shënuar Hapoel Beer-Sheva dhe ka marrë lavde për ato që ka dhënë në fushë, gjendet një problem që mund të ketë objektiv edhe shpërqendrimin tonë.

Klub Football Laçi ka qenë në dijeni mbi problematikën që lidhet me Nwabueze dhe normalisht është interesuar shumë para se të nënshkruante me të. Jemi në dijeni që lojtari ynë ka bërë një ndërhyrje në kujdesin e kardiologut më të mirë në botë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili edhe e ka garantuar atë dhe ne që Nëabueze mund të luajë futboll në nivele të larta. Që lojtari ynë të luante në kualifikueset e Europa League, do të duhet të kalonte me sukses testet mjekësore, sikurse i ka kaluar edhe testet fizike.

Klubi ynë ka dorëzuar në UEFA një raport të detajuar të gjendjes së lojtarit dhe problematikës shëndetësore që ai ka dhe kemi marrë “OK”-in. Sikurse edhe kuptohet, Nëabueze mund të luajë lirisht si futbollist profesionist, sikurse ka bërë më parë në SHBA, Armeni, Slloveni, Maqedoni, Kosovë dhe së  fundi me Laçin, këtu në Shqipëri.

Klubi ynë është i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të çdo futbollisti dhe kurrsesi nuk do të donte të rrezikonte jetën e ndonjërit prej tyre. Edhe njëherë, kërkojmë nga mediat dhe kushdo tjetër që të informojë saktë, jo thjeshtë bazuar nga informacionet që mund të gjejnë online. Nëabueze është i shëndetshëm dhe i gatshëm të japë maksimumin e tij për të realizuar objektivat që kemi si klub. Kjo është e gjithë e vërteta rreth tij.


View this post on Instagram

Kyrian Nwabueze është një nga lojtarët tanë kryesorë dhe shifrat janë ato që flasin për të. Ditën e sotme është raportuar në media për një problem në zemër të sulmuesit tonë, referuar atyre çka shkruajnë mediat e huaja, në Slloveni kryesisht. Çuditërisht, kur kanë kaluar 11 javë kampionat, kur Nwabueze ka shënuar 11 gola, kur i ka shënuar Hapoel Beer-Sheva dhe ka marrë lavde për ato që ka dhënë në fushë, gjendet një problem që mund të ketë objektiv edhe shpërqendrimin tonë. Klub Football Laçi ka qenë në dijeni mbi problematikën që lidhet me Nwabueze dhe normalisht është interesuar shumë para se të nënshkruante me të. Jemi në dijeni që lojtari ynë ka bërë një ndërhyrje në kujdesin e kardiologut më të mirë në botë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili edhe e ka garantuar atë dhe ne që Nwabueze mund të luajë futboll në nivele të larta. Që lojtari ynë të luante në kualifikueset e Europa League, do të duhet të kalonte me sukses testet mjekësore, sikurse i ka kaluar edhe testet fizike. Klubi ynë ka dorëzuar në UEFA një raport të detajuar të gjendjes së lojtarit dhe problematikës shëndetësore që ai dhe kemi marrë “OK”-in. Sikurse edhe kuptohet, Nwabueze mund të luajë lirisht si futbollist profesionist, sikurse ka bërë më parë në SHBA, Armeni, Slloveni, Maqedoni, Kosovë dhe së fundi me Laçin, këtu në Shqipëri. Klubi ynë është i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të çdo futbollisti dhe kurrsesi nuk do të donte të rrezikonte jetën e ndonjërit prej tyre. Edhe njëherë, kërkojmë nga mediat dhe kushdo tjetër që të informojë saktë, jo thjeshtë bazuar nga informacionet që mund të gjejnë online. Nwabueze është i shëndetshëm dhe i gatshëm të japë maksimumin e tij për të realizuar objektivat që kemi si klub. Kjo është e vërteta rreth tij. #paralaci ⚪⚫⚪⚫⚪⚫

A post shared by K.F.Laçi Official (@k.f.laci_official) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"