Ylli i skuadrës tremb Bajernin e Mynihut: Interesante të luaja jashtë Gjermanisë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 10:59

Ylli i skuadrës tremb Bajernin e Mynihut: Interesante të luaja jashtë Gjermanisë!

A mund të jetë e ardhmja e Joshua Kimishit larg nga Bajernit? Mesfushori gjerman e shpjegon personalisht, duke provokuar për një lamtumirë të mundshme bavarezët dhe pranoi se po mendonte për një aventurë jashtë vendit:

KIMISH

“Të largohesh nga Gjermania? Do të ishte një sfidë interesante.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas disa vitesh, por te Bajerni unë ndihem mirë, megjithëse pa dyshim që mendoj të zbuloj horizonte të reja në të ardhmen. Në 2016-2017 luajta pak, nuk luajta aq sa doja dhe mendova të largohesha.

Më pas Karlo Ançeloti u largua dhe u ktheva titullar. Ne fituam gjithçka dhe nuk kam menduar më kurrë për një lamtumirë”, tha Kimish.

Gjithsesi, sezoni që lamë pas nuk ishte nga më të mirët për mesfushorin e Bajernit që mbeti jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.

Shkak u bë COVID-i, si dhe disa deklarata kundër vaksinimit duke bërë që njerëzit të ndryshonin mendim për të. Megjithatë, Kimish mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm për Bajernin dhe kombëtaren gjermane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"