Ylli i Realit dhe talenti uruguaian, PSG bën dy transferimet e para të bujshme të verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 15:47

Ylli i Realit dhe talenti uruguaian, PSG bën dy transferimet e para të bujshme të verës

PSG ka nisur menjëherë nga puna për merkaton e verës dhe nuk ka nguruar të mbylli marrëveshjen me dy lojtarë.

PSG

I pari është Markos Asensio. Futbollisti spanjoll i dha fund aventurës me Realin e Madridit këtë verë dhe duket se është gati për këtë aventurë të re në kryeqytetin francez.

Asensio do të firmosë një kontratë deri në vitin 2027 dhe pritet që shumë shpejtë të kryejë vizitat mjekësore.

ASENSIO VINISIUS

I radhës është talenti uruguaian, Manuel Ugarte. 22-vjeçari ishte një nga emrat më të lakuar të Sportingut, me Çelsin që e kërkonte prej kohësh, por Ugarte duket se ka zgjedhur PSG-në.

Mesfushori do t’i kushtojë parizienëve 60 milionë euro dhe do të firmosë një kontratë deri në vitin 2028, i cili gjithashtu në orët në vijim do të kryejë vizitat mjekësore.

manuel ugarte

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"