Ylli i PSG-së premton besnikëri: Dua të qëndroj, më pëlqen ideja që të lë emrin tim në historinë e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2020 | 14:06

Ylli i PSG-së premton besnikëri: Dua të qëndroj, më pëlqen ideja që të lë emrin tim në historinë e klubit

Nejmar ka shprehur dëshirën për të qëndruar tek PSG, me ambicien për të fituar Championsin me ekipin francez. PSG e transferoi për një shifër rekord brazilianin nga Barcelona për 222 milionë euro.

nejmar

Nejmar dha një intervistë për “Le Mag” ku shprehu dëshirën për të qëndruar tek PSG. “Do qëndroj tek PSG edhe sezonin tjetër. Qëndroj me ambicien për të fituar Ligën e Kampioneve. Më pëlqen ideja që të lë emrin tim në historinë e klubit”, përfundoi Nejmar.

Braziliani shënoi 19 gola dhe dhuroi 12 asiste në sezonin që kaloi me PSG-në.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"