Ylli i Milanit drejt largimit, portali italian tregon dhe datën e “lamtumirës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 15:59

Ylli i Milanit drejt largimit, portali italian tregon dhe datën e “lamtumirës”

Zlatan Ibrahimoviç mund të largohet nga Milani këtë verë dhe siç raporton “Sky Sport Italia” destinacioni më i mundshëm ëshë Hamarbi në Suedi. Kontrata e sulmuesit shtatlartë suedez skadon në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka shenja të rinovimit  me kuqezinjtë.

Ibrahimovic.Milan.2019.20.urla.750x450

“Sky Sport Italia” raporton se suedezi do të largohet nga Milani në 31 gusht, dhe po mendon kthimin tek Hamarbi. Ibrahimoviç zotëron një pjesë të aksioneve të klubit suedez, ku dhe u stërvit tek Hamarbi gjatë periudhës së izolimit.

Sulmuesi i cili mbush 39 vjeç në tetor ka shënuar 4 gola në 11 ndeshje me Milanin që kur erdhi në janar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"