Ylli i Mançester Sitit nuk e përjashton mundësinë të largohet, opsion i mundshëm është Real Madridi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 22:58

Ylli i Mançester Sitit nuk e përjashton mundësinë të largohet, opsion i mundshëm është Real Madridi

Mesfushori i Mançester Sitit Kevin De Brujn nuk e hedh poshtë kalimin e mundshëm gjatë verës te Real Madridi.

de brujn

Ndryshe trajneri i tij Pep Guardiola dhe shoku i skuadrës Rahim Stërling që e kanë pranuar haptazi se nuk do të largohen nga Mançester Siti, ylli i “Qytetarëve” nuk e përjashton mundësinë për të veshur fanelën madrilene. Këtë lajm e konfirmon “Tuttosport”.

Dëshira për të luajtur në Ligën e Kampioneve dhe për ta fituar atë mund ta shtyjnë futbollistin belg të ndryshojë destinacion gjatë verës. Duke marrë parasysh situatën që Mançester Siti është penalizuar me 2 vite mospjesëmarrje në aktivitetet e futbollit europian, shumë prej futbollistëve të skuadrës angleze mund të nisin eksodin drejt gjigantëve të tjerë europianë gjatë verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"