“Ylli” i Mançester Junajtid merr 500 mijë paund në javë, por golin e fundit e ka shënuar në mars

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 12:07

“Ylli” i Mançester Junajtid merr 500 mijë paund në javë, por golin e fundit e ka shënuar në mars

Është lojtari më i paguar te Junajtid dhe i gjithë Premier Ligës, por forma e Aleksis Sançezit vazhdon të zhgënjejë edhe këtë sezon. Kiliani ka shënuar vetëm 3 gola që prej transferimit të tij nga Arsenali në janar. Ai nuk mbyll një ndeshje që prej 10 gushtit, ndërsa edhe mbrojtësi Smolling e ka gjetur rrugën e golit tri herë, nga hera e fundit që sulmuesi 29-vjeçar ka shënuar në Premier Ligë, në fund të muajit mars.

20180106070252MU

Sançez ka një statistikë goditjesh në portë (2.43 për ndeshje), më e dobëta e gjithë karrierës së tij në Angli, ndërsa 1.08 goditje në portë për 90 minuta është një statistikë qesharake krahasuar me një lojtar të kalibrit të tij.

3d27420767ae5d8667100206c8bca1fa

Tenton 3.24 driblime për ndeshje, por të suksesshme janë vetëm 1.35, edhe kjo një shifër nën mesataren e tij. Shtypi anglez ngre pikëpyetje se deri kur do zgjasë durimi i Murinjos në kurriz të Rashfordit dhe Marsialit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"