Ylli i Kosovës ndryshon ekip, huazohet te skuadra e njohur turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 16:06

Ylli i Kosovës ndryshon ekip, huazohet te skuadra e njohur turke

Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka vendosur të ndryshojë ekip, teksa pritet të vazhdojë karrierën në kampionatin turk.Florent_Hadergjonaj

Sipas mediave kosovare, mbrojtësi i djathtë ka vendosur të largohet nga anglezët e Hadersfildit dhe do të huazohet te turqit e Kasimpasa.

Pas 3 sezoneve jo shumë të mira me ekipin anglez, Hadërgjonaj ka vendosur të largohet, për të luajtur në një ekip tjetër, me shpresën se do të tregojë një paraqitje shumë të mirë dhe do të ndihmojë klubin në arritjen e objektivave.

25-vjeçari gjithmonë me Kosovën ka treguar paraqitje të shkëlqyera, teksa të njëjtën gjë tashmë do të përpiqet të bëjë edhe te ekipi i ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"