Ylli i Juventusit i vendos dy kushte klubit, ngec rinovimi mes palëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 19:38

Ylli i Juventusit i vendos dy kushte klubit, ngec rinovimi mes palëve

Juventusi dhe Paolo Dibala janë prej kohësh në negociata për rinovimin, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Rinovimi po vonon dhe për këtë janë dy kushte që argjentinasi i ka vendosur bardhezinjëve.

dibala

Dibala kërkon të bëhet lojtari i dytë më i paguar tek Juventusi pas Kristiano Ronaldo, pasi kërkon një pagë prej 12 milionë eurosh. Dhe e dyta është që argjentinasi kërkon garanci nga klubi se do të jetë në qendër të projektit.

Por një tjetër arsye që po vonon rinovimin mund të jetë edhe një interesim i Real Madridit për Dibalën, pasi klubi spanjoll nuk e ka fshehur pëlqimin për argjentinasin. Juventus kërkon 80 deri në 100 milionë euro për ta lënë të lirë Dibalën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"