Ylli i Holandës i “hap derën” Barcelonës: Dua të luaj për Ronald Kuman!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 18:53

Ylli i Holandës i “hap derën” Barcelonës: Dua të luaj për Ronald Kuman!

Sulmuesi i Holandës, Memfis Depai i ka dhënë fund zërave të merkatos duke zbuluar hapur të ardhmen e tij.

depaj

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës Holandë-Austri, Depai ju përgjigj pyetjeve lidhur me të ardhmen e tij.

27 vjeçari u shpreh hapur se dëshiron të luajë për trajnerin Kuman dhe së shpejti do të ketë diçka konkrete.

“Të gjithë e dinë që unë kam negociuar me Barcelonës për disa kohë. Unë dua të luaj me Ronald Kuman. Tani duhet të presim, por së shpejti do të ketë lajme”, tha Depai.

Ndërkohë Depai do të ishte afrimi i katërt për Barcelonën pas atyre të Serxhio Aguero, Erik Garsia dhe Emerson Rojal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"