Ylli i Gjermanisë vendos të largohet nga grumbullimi, arsyeja habit tifozët

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 7, 2018 | 17:25

Ylli i Gjermanisë vendos të largohet nga grumbullimi, arsyeja habit tifozët

Leroi Sane, është larguar në mënyrë të papritur nga grumbullimi me Gjermaninë. Ylli i Mançester Sitit, për të cilin u bë një bujë e madhe, prej faktit që u la jashtë Botërorit nga trajneri Lëv, nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen e së dielës, në miqësoren ndaj Perusë.

sane

Largimi nga grumbullimi me “pancerat” i 22-vjeçarit, është konfirmuar nga një postim në rrjetet sociale nga kombëtarja e Gjermanisë, e cila shkruan: “Pas diskutimeve me trajnerin Joakim Lëv, Leroi Sane është larguar nga hoteli i skuadrës kombëtare në Mynih për arsye personale, dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Perusë.”

Sane u thirr përsëri pasi nuk u grumbullua për në Rusi, por ishte mbrëmjen e djeshme në fushë, vetëm për 7 minuta, në barazimin pa gola që Gjermania luajti përballë Francës. Të gjithë kanë mbetur të befasuar nga ky vendim i papritur, por me kalimin e kohës pritet të zbardhet gjithçka se pse erdhi ky largim.





www.minuta90.com