Ylli i Bajernit nuk kalon klasën, largimi është më pranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 14:26

Ylli i Bajernit nuk kalon klasën, largimi është më pranë

Ishte një nga ndeshjet më të dobëta të David Alabas në këtë sezon me Bajernin e Mynihut. Austriaku, përveçse shkaktoi penalltinë, ishte në shumë momente jopozicional duke lënë shumë hapësira në mbrojtje.

alaba

Tifozët bavarezë ishin të pakënaqur nga paraqitja e lojtarit të cilin e shohin larg Bajernit në sezonin që sapo ka nisur. Kjo, edhe për faktin se lojtari ende nuk ka rinovuar me kampionët e Europës.

Duket se vetë David kërkon një aventurë të re dhe për këtë arsye ka qenë larg Mynihut psikologjikisht. Kujtojmë që klubet e interesuara për të janë Barcelona, Reali i Madridit dhe Mançester Siti, ndërkohë që kontrata me gjermanët skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"