Ylli i Ajaksit i dhuroi fanellën, djaloshi e shet për 1 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 16:44

Ylli i Ajaksit i dhuroi fanellën, djaloshi e shet për 1 mijë euro

Një tifoz i Ajaksit ka gjetur mënyrën më të mirë për të fituar para. Pas sfidës së 27 nëntorit, ku holandezët fituan me rezultatin 0-2 ndaj Lilës, futbollisti i spikatur i kampionëve në fuqi të Holandës Hakim Zieç i dhuroi fanellën një tifozi të Ajaksit.

tIFOZI ZIHEC

Por, jo të gjithëve do t’ua merrte mendja se fanella e marokenit do të përfundonte në rrjetin e shitjeve online. Djaloshi ka vendosur në‘’eBay’’ fanellën e mesfushorit sulmues të Ajaksit për vlerën e më shumë se 1 mijë eurove.

Ajax_Lille_Tshirt_Gdm

Nga pamjet, shihet qartë se ajo fanella origjinale e Zieçit me numrin 22 (e rrudhosur dhe me baltë) për të tërhequr sa më shumë klientë të interesuar.

Ziyech_GETTY

“Fanella mbetet ashtu siç ka qenë’’, thuhet në përshkrimin për shitjen e bluzës së Hakim Zieçit. Ndryshe nga shumë tifozë të tjerë që koleksionojnë dhe ruajnë me kujdes fanellat e idhujve të tyre të futbollit, djaloshi ka menduar të fituarit e parave vlen më tepër se mbajtja e një fanelle.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"