“Xixa” në stërvitjen e Partizanit, trajneri Dalipi bën shembull 2 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 22:59

“Xixa” në stërvitjen e Partizanit, trajneri Dalipi bën shembull 2 lojtarë

P artizani ka vijuar dje me përgatitjet për ndeshjen e fundit të sezonit, ku gjithçka mbyllet ndaj Kamzës. Seanca e djeshme ka qenë disi e veçantë, pasi i ngjante një ore të hapur që zakonisht praktikohet në shkolla. Përgatitjet e të kuqve shërbyen si një orë praktike për trajnerët kursantë të licencën “UEFA PRO”.

partizani1-470x313

Në këtë grup kursantësh bënin pjesë emra të spikatur të futbollit, si Ervin Skela, Elvin Beqiri, Eqerem Memushi, Artan Bano, Gerd Haxhiu Fatjon Tafaj, Migen Memelli e shumë të tjerë. Si një seancë speciale, stafi teknik i Partizanit me në krye trajnerin Klevis Dalipi u munduan të zhvillojnë një shfaqje model, me ushtrime dhe bazë materiale të larmishme.

Por, ky sezon nuk di të mbyllet për Partizanin, pasi problemet ndjekin njëritjetrin, ndonëse kanë mbetur edhe 2-3 ditë nga fundi. Sikur të mos mjaftonin mungesat e shumta, dje nuk munguan edhe debatet e brendshme, të cilat tani kanë filluar të mos përbëjnë më lajm te Partizani. Duke qenë një seance e mbikëqyrur, trajneri Dalipi është munduar që gjithçka të shkojë sipas urdhrave të tij, ku lojtarët të ishin gjatë gjithë kohës në ndjekje.

Por “xixat” e shoqëruan edhe këtë seancë. Fillimisht, trajneri i ka tërhequr vëmendjen Sulejmanit që të zbatojë udhëzimet e tija, se ndryshe do ta nxirrte nga fusha. Në minutat e fundit të seancës, trajneri largon nga fusha Renaldo Kalarin  dhe Lorenc Trashin. Dy lojtarët, që bënin pjesë në një skuadër, gjatë mini-ndeshjes së kontrollit debatuan mes tyre në lidhje me një pasim topi.

dalipi partizani

Por, kjo sjellje nuk i ka pëlqyer trajnerit Dalipi, i cili edhe pse bëhet fjalë për seancën e parafundit të sezonit, vendosi të tregohet strikt, duke i larguar të lojtarët nga fusha dhe udhëzuar që të bëjnë “streçing”.

Lojtarët kanë mbetur të habitur nga ky vendim, pasi ishte thjesht një debat loje dhe u bindën pa polemika. Kalari dhe Trashi vijuan komunikimin normal pas vendimit të trajnerit. Gjithsesi, të gjithë po presin orët e fundit për t’i shpëtuar makthit të këtij sezoni të paprecedentë te Partizani.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"