Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris! Feston me simbolin e “shqiponjës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 19:40

Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris! Feston me simbolin e “shqiponjës”

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.

Distria-Krasniqi-2-780x439

Krasniqi fitoi medaljen artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Kampionia olimpike triumfoi në finale përballë hungarezes Reka Pupp.

Xhudistja kosovare e nisi raundin e parë pa ndeshje, ndërsa në raundin e dytë mposhti spanjollen Marina Castello Diez për të kaluar në çerekfinale.

Në çerekfinale, xhudistja u përball me mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren, të cilën e mposhti me ‘ippon’ (rezultati më i lartë në xhudo) për të kaluar në gjysmëfinale.

Xhudistja u tregua e fortë edhe në gjysmëfinale duke fituar me dy ‘waza-ari’ (rezultati i dytë më i rëndësishëm në xhudo) ndaj francezes Amandine Buchard dhe për të siguruar medaljen.

distriakrasniqi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"