Xhoxhaj karikon Albpetrolin: S’e mendojmë “blofin” me Këlcyrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 13:38

Xhoxhaj karikon Albpetrolin: S’e mendojmë “blofin” me Këlcyrën

Albpetroli as që e mendon blofin përballë Këlcyrës. Skuadra ka javë të tëra që stërvitet dhe është e etur për të zbritur në fushë dhe luajtur më në fund futboll. Edhe pse ka pasur disa dilema për 11-shen, trajneri ka zgjedhur edhe titullarët. Në lidhje me këtë 90-minutësh dhe sezonin e ri, për “Panorama Sport”, flet mesfushori Olsi Xhoxhaj:

Albpetroli

“Ndeshja nuk do të jetë e lehtë, pasi Këlcyra ndër vite ka treguar se është ekip i vështirë. Megjithatë, ka pika të dobëta në mbrojtje. Ne do të mundohemi të shfrytëzojmë këtë, ndërkohë që do të mbrohemi mirë dhe nuk do të lëmë hapësira për kundërshtarin. Do ta shfrytëzojmë faktorin fushë për të marrë tri pikët e para”.

ENDRI FEJZULLAH – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"