Xhoshua nuk zhgënjen, mposht me “nokaut” bullgarin Pulev

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2020 | 0:44

Xhoshua nuk zhgënjen, mposht me “nokaut” bullgarin Pulev

Boksi i peshave të rënda u rikthye mbrëmjen e së shtunës me superduelin ndërmjet Entoni Xhoshuash dhe Kubrat Pulev, sfidë e vlefshme për tituj botërorë të federatave WBA, IBF, WBO dhe IBO. Britaniku nuk ka zhgënjyer duke mposhtur bullgarin Pulev me nokaut në raundin e nëntë.

xhoshua

Xhoshua, arriti të mbronte në mënyrë dinjitoze, titujt botërorë në sfidën e zhvilluar në shtëpinë e tij, në “O2 Arena” të Londrës. Në 25 duele të zhvilluara gjatë karrierës 31-vjeçari Xhoshua regjistron 24 fitore (22 me KO) dhe vetëm 1 humbje.

131088528_1099413613827896_3708467358919070250_o

Disfatë e fundit për “Kobrën” siç njihet ndryshe boksieri nga Sofja, datonte para 6 vitesh në duelin e zhvilluar ndaj kampionit të padiskutueshëm të asaj periudhe, ukrainasit Vladmir Klitçko.

131307122_1099413577161233_8673705054056944104_o

Për sa i përket duelit të sotëm, Pulen u rrëzua 2 herë nga Xhoshua në raund e tretë, nga ku nisi dhe dominimi i kampionit në fuqi. Fitorja e britanikut i hap rrugë duelit të madh të unifikimit të titujve me Tajson Furin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"