Xhokoviç niset për në Dubai, ja kush e zëvendëson në “Australian Open” pasi e dëbuan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 10:57

Xhokoviç niset për në Dubai, ja kush e zëvendëson në “Australian Open” pasi e dëbuan

Pas vendimit unanim të Gjykatës ku hodhën poshtë ankesën e Xhokoviçit për anulimin e vizës, së fundmi tenisti serb do të lërë Australinë për një udhëtim drejt Emirateve të Bashkuara Arabe me destinacion Dubain.

XHOKOVIC 1

Në kompeticionin e njohur “Australian Open” është vendosur që në vendin e Xhokoviçit të përfshihet italiani Salvatore Karuzo, numri 150 në botë dhe nga ku ishte mundur në eliminatoret nga japonezi, Taro Daniel.

Serbi largohet kështu nga shteti australian duke mos marrë pjesë në kompeticionin e njohur “Australian Open”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"