Xhokoviç fiton çështjen, tenisti serb mund të marrë pjesë në “Australian Open”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 8:56

Xhokoviç fiton çështjen, tenisti serb mund të marrë pjesë në “Australian Open”

Tenisti serb, Novak Xhokoviç, raportohet se e ka fituar çështjen gjyqësore. Gjykatësi Kelly gjeti se vendimi për t’ia anuluar vizën ishte “i paarsyeshëm”. Ai ka urdhëruar që Xhokoviç të lirohet menjëherë.

XHOKOVIC

Mediat e huaja raportojnë se Kelly urdhëroi që Xhokoviç t’i ktheheshin pasaporta dhe të gjitha sendet e tjera personale.

Ky urdhër u shpall në gjykatë dhe gjykatësi tha se vendimi për anulimin e vizës do të “shfuqizohej”.

Gjykatësi deklaroi se nëse qeveria, nëpërmjet një ministri tjetër, ushtron një kompetencë personale për të anuluar vizën, atëherë Xhokoviç nuk do të lejohet të kthehet në Australi për tre vjet.

34-vjeçari është mbajtur në një qendër ndalimi për migrantë prej 6 janarit.

Ai nuk është parë në publik qe kur ka shkuar në Australi.

Sipas rregulloreve australiane, secili i huaj që hyn në këtë shtet, duhet të jetë i vaksinuar me dy doza kundër koronavirusit. Xhokoviç ka folur vazhdimisht kundër vaksinimit kundër koronavirusit, mirëpo nuk e ka bërë të ditur kurrë statusin e tij të imunizimit.

Tenisti i njohur thuhet se mund të marrë pjesë në kompeticionin e njohur ATP Australian Open ku iu ndalua hyrja për shkak se nuk ishte i vaksinuar me asnjë dozë.

Sakaq vlen të theksohet se shtypi serb shkruan se Xhokoviçin e kanë arrestuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"