Xhixho Donaruma humb dy ndeshje, i vëllai duelon me Begoviçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 10:58

Xhixho Donaruma humb dy ndeshje, i vëllai duelon me Begoviçin

Portieri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma, ka pësuar një dëmtim, i cili mund ta detyrojë të mungojë nesër në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Italisë kundër SPAL-it. Që pas ndeshjes kundër Kaljarit, 20- vjeçari është ankuar nga një dhimbje në kofshë dhe pas analizave të rastit ka rezultuar që ka një edemë. 

donaruma

Përveç takimit të nesërm në orën 18:00, portieri rrezikon të humbasë edhe ndeshjen e fundjavës kundër Udinezes, e programuar për të dielën në 12:30. Xhixho nuk ka dalë në stërvitje me ekipin dhe do të mungojë edhe sot në provat gjenerale anti-SPAL, teksa në fundjavë do t’i duhet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, nga të cilat pritet edhe një situatë klinike shumë më e qartë.

donaruma

Lëndimi i Donarumës do t’i japë kështu mundësi njërit prej Antonio Donarumës dhe Asmir Begoviçit për të bërë debutimin sezonal me fanellën kuqezi. Vëllai i Xhixhos duket më i avantazhuar, por orët përpara takimit mund të rezervojnë surpriza, me boshnjakun që në një rast të tillë do të kishte mundësi të tregonte vlerat e tij.

PORTIERET

Në fakt, Milani është ende në pritje të dokumentacionit për transferimin e portierit të ri, që ka shumë shanse të vijë përpara ndeshjes së Kupës. Gjatë gjysmë së parë të sezonit kujtojmë se Donaruma ka munguar vetëm në një ndeshje, atë të fituar në transfertë kundër Xhenoas, teksa ka qenë gjithnjë prezent në 18 sfidat e tjera, kur kontributi i tij ka rezultuar gjithnjë maksimal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"