Xhixho Donaruma do akordin me Milanin, Raiola i imponon… klauzolën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 21:53

Xhixho Donaruma do akordin me Milanin, Raiola i imponon… klauzolën

Xhanluixhi Donaruma, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor, duket se do të mbetet te kuqezinjtë. Bisedimet nuk janë ende në fazën përfundimtare, megjithatë, sipas mediave italiane, thuhet se së shpejti do të gjendet një marrëveshje ekonomike që do t’i kënaqë të gjitha palët.

donaruma-RAIOLA

Sipas “Tuttosport”, elementi i distancës më të madhe midis palëve përfaqësohet nga klauzola e largimit dhe jo paga që duhet të jetë në vlerën e 8 milionë eurove në sezon.

Menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, dëshiron të përfshijë në kontratën e re të Donarumës një klauzolë që do të lejonte numrin 99 të lirohet vetëm me një çmim të ulët në rast të moskualifikimit për në Ligën e Kampioneve nga ana e ekipit të Stefano Piolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"