“Xhixha më ka thënë ta zëvendësoj me gola”, Hasani: Trajneri do bëj punën e tij për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 22:03

“Xhixha më ka thënë ta zëvendësoj me gola”, Hasani: Trajneri do bëj punën e tij për…

Florent Hasani ishte protagonisti kryesor i fitores së Tiranës përballë Erzenit me dy golat e tij. Sulmuesi i bardhebluve u shpreh tepër i lumtur për rezultatin dhe beson te vazhdimësia e skuadrës.

WhatsApp Image 2023-01-26 at 21.51.26

“Ndjehem mjaft mirë, edhe Xhixha më ka thënë që të më zëvendësosh me gola. Mundohem ta zëvendësoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Tirana ka marrë një lojtar shumë cilësor si Abazaj, lojtar me peshë. Trajneri do të bëjë punën e tij për të përshtatur skuadrën me atë në krah apo në qendër. Nuk e di se si do të bëhet, por do të jetë trajneri ai që vendos.

Xhixha? Isha në telefon duke folur me të dhe me miq që janë bashkë në Azerbajxhan dhe më uroi. Më uroi shumë për dygolëshin dhe i thashë që punën që ke bërë ti deri tani, po e bëj unë dhe po uroj të vazhdoj ta bëj deri në fund”, u shpreh Hasani për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"