Xhixha: Jemi për titull, golin ia dedikova Uzunit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2018 | 19:13

Xhixha: Jemi për titull, golin ia dedikova Uzunit

Pas ndeshjes për Supersport ka folur dhe lojtari i ndeshjes në “Selman Stërmasi”, Redon Xhixha i cili u shpreh:

bandicam 2018-10-07 19-10-26-039

Me ndryshimet në skuadër mendoni se Laçi është një skuadër për titull?

Normalisht jemi grup, një ekip siç e ka thënë dhe presidenti që luftojmë për titull, por do ia lëmë vazhdimësisë. Çuna të rinj jemi, kokën ulur dhe punojmë fort që të arrijmë objektivat.

Murto Uzuni ishte në tribunë për t’iu mbështetur, mendon se mund të ecësh në gjurmët e tij?

Fillimisht falenderoj doktor Darion sepse bëri të mundur që të jem sot në fushë pasi kam pasur dhe një dëmtim. Golin ia dedikoj Uzunit. Luajta në pozicion e tij dhe goli shkon për të.

Skuadër që i mendon ndeshjet një nga një dhe me kërkesë të lartë apo jo?

Normalisht objektivi jonë është ndeshja e radhës, prandaj kokën ulur dhe do të mendojmë vetëm për ndeshjen me Teutën. Tani me pushimin e Kombëtareve do të pushojmë dhe do të punojmë më fortë.

Pozicioni juaj i preferuar?

Pozicioni im si i majtë si i djathtë nuk ka rëndësi. Do të luaj ku ka nevojë ekipi. Rëndësi ka që të jem në fushë të marr minutat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"