Xhixha bashkohet me grupin, ja formacionet e mundshme në Laçi-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2021 | 11:24

Xhixha bashkohet me grupin, ja formacionet e mundshme në Laçi-Tirana

Trajneri Orges Shehi pritet të aktivizojë më të mirët, duke filluar nga porta deri në sulm. Po kështu edhe Xhixha ka hyrë me grupin dhe është gati, por zor se mund të luajë nga minuta e parë.

LACI TIRANA

Kështu, në portë luan i zakonshmi Bekaj, i cili është titullar i padiskutueshëm. Në mbrojtje është katërshja Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari dhe Ismajlgeci, tashmë të konsoliduar deri në perfeksion.

Ndryshime do të ketë në mesfushë me Tolin që rikthehet, më pas Najdovski e Limaj. Në repartin e avancuar është Totre, Seferi dhe Ngo që luajnë. Ndeshja pritet të jetë e fortë edhe për faktin se trajner i Laçit tani është një ish si Mirel Josa.

LA

TIR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"