XHIRO E KATËRT/ Superiorja e gjitha në fushë, kjo është java e zgjimit. Mësoni 5 ndeshjet që do luhen sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 8:24

XHIRO E KATËRT/ Superiorja e gjitha në fushë, kjo është java e zgjimit. Mësoni 5 ndeshjet që do luhen sot

Kategoria Superiore sot mbyll javën e katërt të kampionatit, javë e cila ka rëndësi të veçantë për disa skuadra. Bojkotimi i gjatë që i bënë startit të kampionatit ka sjellë ngjeshjen e kalendarit, ku dihet se në kuadrin e tetë ditëve (e shtunë – e mërkurë – e diel) skuadrat do të luajnë tri ndeshje.

Kategoria Superiore 2020

Çdo javë e kampionatit ka rëndësinë dhe specifikën e saj për të 10 klubet e Superiores. Kjo javë e katërt ka karakter zgjimi për pjesën dërrmuese të skuadrave. Kemi katër ekipe, Laçi, Kukësi, Bylisi dhe Apolonia, që akoma nuk e kanë provuar shijen e fitores, kështu që shpresojnë sot të zgjohen dhe ta realizojnë këtë objektiv. Kukësi e ka si detyrim që të zgjohet me çdo kusht, pasi këtë mesazh dhanë dje edhe drejtuesit e klubit verilindor. Edhe Laçi dëshiron të zgjohet, por duke ditur që të dyja ekipet do të ndeshen me njëra-tjetrën, i bie që njëri të mos e këtë shans ose të dyja do të vijojnë dremitjen duke u pajtuar me barazimin.

Javë zgjimi konsiderohet edhe për Tiranën, pasi dihet se kampionët në fuqi kanë ndryshuar trajnerin dhe pas dështimit në debutim tekniku Nevil Dede do të kërkojë trepikëshin e parë. Kështu që, zgjimi bëhet edhe më i vështirë për Bylisin në këtë javë, duke ditur se luajnë në kryeqytet ndaj Tiranës që kërkon të bëjë kthesën e madhe. Apolonia pret në shtëpi Partizanin, i cili para disa ditësh e eliminoi në Kupë. Sa i përket zgjimit në këtë takim, fierakët duan fitoren e parë, ndërsa trajneri Daja shpreson që sulmuesit e tij të mos jenë të përgjumur në këtë sfidë, në mënyrë që të gjejnë rrugën e rrjetës.

2B3F00D1-10FE-4BE2-9CCA-578985229511

Teuta pret Vllazninë. Për shkodranët kjo javë konsiderohet si provë force dhe mundësi distancimi nga ndjekësit. Ndërsa për durrsakët është java e shkundjes, pasi Teuta ka luhatje në rezultatet dhe për të qenë pretendent duhet të dish të shënosh edhe gola. Skënderbeu pret Kastriotin, një sfidë që vlen shumë për të dyja ekipet, pasi objektivat i kanë për pjesën e poshtme, që të grumbullojnë sa më shumë pikë dhe të mos bien në zonën e rënies.

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"