Xhinset e grisura dhe cigare, ja pse klubi gjerman refuzoi Klopin për stolin e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 11:11

Xhinset e grisura dhe cigare, ja pse klubi gjerman refuzoi Klopin për stolin e skuadrës

Futbolli bëhet nga zgjedhje, që herë pas here mund të ndikojnë në historinë e një klubi të tërë. Dhe kushedi se si do të kishin shkuar gjërat te Hamburgu, nëse 10 vite më parë, drejtuesit e klubit gjerman nuk do të kishin marrë një vendim kundër emërimit të Jyrgen Klopit në stolin e tyre.Jurgen-Klopp-Pep-Guardiola-Liverpool-Manchester-City

Motivi? Cigaret, xhinset e grisura, nuk ishte korrekt dhe një mbiemër i çuditshëm që nuk do tingëllonte mirë në stolin e një klubi historik si Hamburgu. Ishte viti 2008 dhe klubi po diskutonte emrat e mundshëm për stolin përfshirë Martin Jolin dhe Jyrgen Klopin, i cili sa po vinte nga eksperienca e tij me Maincin. “Fakti që dilte me xhinse të grisura, nuk u pëlqente shumë drejtuesve”, tregon për “Bild” presidenti i Hamburgut në atë kohë Hofman.

Motivet për të cilat e refuzuan, nuk i lanë një shije të mirë trajnerit të ardhshëm të Dortmundit dhe Liverpulit: “Çështja e cigares ishte e vërtetë, por problemet në lidhje me korrektësinë time ishin të gjitha gënjeshtra, unë nuk kam lënë askënd të presë. Pastaj historia e mbiemrit është absurde. Sigurisht më thërrisnin Klopo, por te Mainci u bëra trajner kur një ditë më parë isha shoku i tyre i skuadrës.klop

Mos do pretendoja që të thërrisnin menjëherë ‘Zoti Klop?’ Dhe te Hamburgu menduan se duke qenë se më thërrisnin Klopo, nuk do të më respektonin”. Në fund Jyrgen nuk e fitoi vendin e punës, edhe sepse duke qenë se kishte pritur gjatë për një përgjigje, në fund ishte pikërisht ai që ishte tërhequr: “Zotërinj nëse jeni ende të interesuar, dijeni se nuk jam më i disponueshëm. Dhe mos më telefononi më”, ishte përgjigjja e tij. Ndërsa pjesa tjetër është histori…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"