Xhimshiti titullar, në rast se Ajeti nuk bind

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2015 | 12:00

Xhimshiti titullar, në rast se Ajeti nuk bind

berat-xhimshitiMbrojtja është edhe problemi kryesor i Shqipërisë në këtë ndeshje. Mungesa e Mavrajt dhe fakti që Cana ka qenë pa skuadër, bën që kuqezinjtë të mos jenë të sigurt në qendër të mbrojtjes. Arlind Ajeti është opsioni i parë përkrah Canës, megjithatë dyshja e mbrojtjes në ndeshjen me Francën mund të ndryshojë.

Dyshimi kryesor është për Ajetin, nëse do të ofrojë të njëjtën siguri si ndaj “Gjelave”. Në të kundërt, Berat Xhimshiti është alternativa e dytë.

Mbrojtësi i Zyrihut, që është për herë të parë në një grumbullim me Shqipërinë, do të mund të debutojë që në ndeshjen e tij të parë. Gjatë javës, Ajeti dhe Xhimshiti janë dy alternativat që do të provojë De Biazi për të përzgjedhur mes tyre se cili do të jetë ai që do të fitojë fanellën e titullarit përkrah kapitenit Cana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"